| |
Muzeu " Etnografik"
Ky muze u realizua në Berat në vitin 1979 në ambientet e një shtëpie karakteristike të mesjetës, me dy kate dhe me një verandë të madhe të hapur.
Në katin e parë, i gjithë i ndërtuar prej guri, dallohet hapësirë arkeologjike, një imitim i një shtegu mesjetar me dyqane të zanatçinjve si: argjendarë, rrobaqepës, këpucar, etj., një pavion i vogël, i cili shpreh qartë arkitekturën.
Në katin e dytë, janë ndërtuar dhomat karakteristike të punës në telajo, dhomat, guzhina dhe dhoma e miqve me objekte dhe orendi nga jeta dhe puna qytetare.
|
|